E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Memushaj mes 10 futbollistëve më të mirë të Seria A për ...
Ledian Memushaj ka zhvilluar një sezon mjaftë të mirë te Pescara, e cila sezonin e ardhshëm do të rikthehet në Seria B. Mesfushori shqiptar është mes 10 lojtarëve më të mirë të elitës së futbollit italian sa i përket rikuperimit të topit.

Mesfushori shqiptar shquhet si një futbollist shumë agresiv, i cili vazhdimisht ushtron presion te kundërshtarët. Kujtojmë që për të interes po shfaq skuadra e Bolognës, që kërkon ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Renditja e 10 lojtarëve më të mirë në rikuperimin e topit në Serinë A

1) Lukas Torreira (Sampdoria) 124

2) Miranda (Inter) 121

3) Lukas Bilja (Lazio) 120

4) Felipe Anderson (Lazio) 117

5) Armando Izo (Genoa) 115

6) Ivan Radovanoviç (Chievo Verona) 112

7) Panaiotis Taktsidis (Cagliari) 111

8) Emil Hallfredson (Udinese) 109

9) Asan Diuse (Empoli) 107

10) Ledian Memushaj (Pescara) 107
Shtuar më 09/05/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori