Memushaj: Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj më vjen të qaj
Pëlqej
Futbollisti i kombëtares sonë, Ledian Memushaj aktivizohet në kampionatin italian, vend me të cilin djemtë tanë do të përballen më 24 mars të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës "Rusi 2018".

Kapiteni i kombëtares ka thënë se ëndrra e Shqipërisë vazhdon edhe pas Euro 2016, pasi kanë treguar se mund të luajnë edhe ndaj Kombëtareve të mëdha.

“Ëndrra jonë nuk ka përfunduar në Francë por vazhdon. Jemi kthyer nga Franca si heronj. Kemi kuptuar se mund të luajmë si të barabartë me kombëtare më të forta dhe që kanë një histori më të madhe se e jona. Të mundim Italinë? Vetëm ta mendoj një gjë të tillë më vjen të qaj”, ka thënë Memushaj gjatë një interviste për La Repubblica.
Shtuar më 20/03/2017, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori