Menaxheri i Baccas zbulon klubin e dëshiruar nga kolumbiani
Sergio Barila, menaxheri i Carlos Bacca, ka përsëritur në një intervistë të dhënë për gazetën madrilene “AS”, synimin e futbollistit të tij për të vazhduar karrierën në Spanjë, përcjell Telesport.

“Tanimë është e ditur që Carlos dëshiron të kthehet te Sevilla dhe ne po punojmë për këtë.” Bacca u ble nga Milan 30 milionë euro, pikërisht kur vendosi të largohet nga Sevilla, dy vjet më parë. Tani pritet që sulmuesi nga Kolumbia të lëvizë në drejtimin e kundërt.

Në 69 ndeshje me Milan, Bacca (30 vjeç) shënoi 31 gola, ndërsa me Sevilla ka shënuar 34 gola në 72 ndeshje

Bacca ka kaluar një periudhë të shkëlqyer në nivel persona dhe sportiv në atë qytet dhe prandaj dëshiron të kthehet. Eshtë një vit i rëndësishëm për futbollistët sepse është viti i Kupës së Botës dhe duhet të luajnë rregullisht që të marrin pjesë në të, – tha Barila. – Fizikisht është shumë mirë dhe gati të bëj një sezon me nivel.” Sevilla ende nuk ka bërë një lëvizje të mirëfilltë për blerjen e Bacca, teksa Milan pretendon të paktën 20 milionë euro.
Shtuar më 05/08/2017, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori