Menaxheri i Drogba, bisedime me Juven
Drogba
Europa League përbën vetëm të tashmen, por Juventusi ka nisur të planifikojë të ardhmen e cila ka një objektiv të qartë, Champions League. Për të luftuar drejt këtij objektivi, rikonstruksioni i skuadrës së Antonio Contes do të nisë nga sulmi me një emër të qartë dhe që për disa vite me radhë ka qenë pranë bardhezinjve. Dje në Torino, ai që ka vizituar selinë e kampionëve të Italisë ka qenë Tierno Sejdi, menaxheri i Didier Drogba, i cili ka prekur me duart e tij ofertën zyrtare të Juventusit.

I pritur nga Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Marotta, ai sportiv Fabio Paratici dhe këshilltari i presidentit Pavel Nedved, kjo trio i ka propozuar bomberit nga Bregu i Fildishtë një kontratë 1-vjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon, me opsionin për një tjetër vit, në varësi të një sërë numrash që duhet të plotësojë 36-vjeçari. S

ulmuesi afrikan që në janarin e vitit 2013 u duk fare pranë “Zonjës së Vjetër”, por në fund zgjodhi milionat e Galatasaray, bëri një paraqitje shumë të mirë në Turqi duke shkëlqyer mbi të gjitha në sfidën finale të fazës së grupeve të Champions-it, takim që çoi Juven në Europa League.

Edhe pse me një moshë të madhe në letër, Didier Drogba tregon se gëzon ende një formë të jashtëzakonshme, diçka që e vlerëson trajneri Antonio Conte dhe Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Marotta, të cilët janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë faraonike. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori