E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Mendes: Cristiano profesor, të rinjtë të mësojnë prej tij
Jorge Mendes nuk rresht së thururi elozhe për Cristiano Ronaldon. Menaxheri i yllit portugez të Real Madrid, në një intervistë të dhënë gjatë orëve të fundit ka deklaruar, se 29-vjeçari është një shembull që duhet të ndiqet nga futbollistët e rinj nëse këta fundit dëshirojnë të jenë sukseshëm në karrierën e tyre.

Mbrëmjen e djeshme në Zyrih, Mendes pa klientin e tij të fitonte për herë të tretë në karrierë "Topin e Artë", diçka që e lumturoi pa masë 49-vjeçarin që mban stofin e superagjentit në shitblerjen futbollistëve.

"Ronaldo është profesionist i madh, dhe diçka e tillë e ndihmon atë të performojë gjithnjë e më e mirë në fushën e blertë. Për mendimin tim Cristiano është një profesor dhe të gjithë mund të mësojnë nga ai. Ronaldo është gjithashtu një shembull për djemtë e rinj të cilët duan të jenë triumfues në futboll. Kush dëshiron të bëhet më i miri në Botë duhet ta ndjekë me vëmendje atë dhe të mësojë nga ato që ai bën. Cristiano përveç të tjerash është edhe një shembull për shoqërinë e sotme dhe mbi të gjitha për Portugalinë. Nëse je një njeri me ambicie të mëdha në jetë duhet patjetër të mësosh nga Cristiano Ronaldo. Ai gjithmonë ka dashur të jetë më i miri dhe kjo ambicie ekziston te CR7 edhe sot e kësaj dite", është shprehur Jorge Mendes.

Mendes nuk është vetëm menaxheri i Cristiano Ronaldos pasi ai mbron edhe interesat e të tjerë futbollistëve me peshë ku spikasin Angel Di Maria, Radamel Falcao dhe James Rodriguez, por sulmuesi i Realit të Madridit është padiskutim lojtari me profilin më të lartë nën menaxhimin e tij. Sipas agjentit të famshëm Ronaldo ka qenë një kampion që kur ishte ende në një moshë shumë të vogël.

"Kur ishte 16 vjeç ai ishte futbollisti më i mirë në planet për moshën e tij. E njëjta gjë vlen edhe kur ishte 17-vjeç pasi Cristiano gjithmonë ka qenë më i miri. Njerzit sot thonë që është një futbollist i shkëlqyer sepse në radhë të parë është i fortë dhe mbi të gjitha ka një rendiment fizik të jashtëzakonshëm, por ata nuk e dinë se Ronaldo bënte gjëra të paimagjinueshme edhe në moshën 16-vjeçare. Triblimet e tij në atë periudhë ishin të njëjta me ato të futbollistëve më të mirë të kohës. Kualiteti që ai zotëron është i pafundëm. Unë nuk kam asnjë diskutim e kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i historisë së futbollit dhe kurrë nuk do të vijë më një si ai", përfundoi agjenti portugez. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori