Mendes për Ronaldon: E mbyll karrierën tek Juventus
Jorge Mendes është i shprehur i lumtur për transferimin e klientit të tij tek Juventus..

"Jam shumë i lumtur për Cristianon, që mori këtë vendim. Dua të falënderoj Andrea Agnellin në veçanti, për vendosmërinë dhe dëshirën për të negociuar me Realin e Madridit", tha fillimisht ai.

"Gjithashtu, dua të falënderoj edhe Beppe Marotën për profesionalizmin e tij. E ardhmja e Ronaldos? Ai do e mbyllë karrierën e tij të mrekullueshme në Torino. Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit" – deklaroi Mendes. /albeu.com/
Shtuar më 11/07/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori