Çmendet Guardiola, 200 milionë euro për të sjell Mesin në Angli
Pep Guardiola mund të ribashkohet sërish me Lionel Messin, por jo te skuadra e Barcelona. Tabloidi britanik "Daily Express", shkruan se ekziston një marrëveshje për të sjellë 29-vjeçarin në "Etihad Stadium".

"Pleshtit" i përfundon kontrata sezonin e ardhshëm dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Bisedimet janë zvarritur në vitin e fundit, pa ndonjë marrëveshje dhe drejtuesit e Manchester Cityt janë të bindur se Barça mund të jetë gati për të pranuar propozimin e tyre, raporton Albeu.

City është e gatshme që të shpenzojë plotë 200 milionë paund për ta sjell në Angli Messin, madje duke i përgatitur dhe fanellën me numrin 10-të. Paratë e investuara për të sipas tabloidit britanik do të fitohen shumë shpejtë nga shitja e fanellave, një biznes që nuk është se ka lulëzuar në këtë skuadër./albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori