Çmenduria e Mourinhos, gati 200 milionë euro për të blerë Neymar-in
E ardhmja e Neymar po kthehet në një çështje te Barcelona pas fjalëve të sulmuesit brazilian se do t'i pëlqente një kalim në Premier League.

Gazeta spanjolle “Sport”, shkruan se “djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e kontratës së 25-vjeçarit me Barcelonën, prej 200 milionë euroh, për ta sjellë atë në “Old Trafford”.

United është gati t'i paguajë një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që është dy herë më e lartë nga ajo që ai përfiton në Spanjë. Nëse ky transferim do të realizohet, atëherë Neymar do të bëhet futbollisti më i paguar në kampionatin anglez.

Por në këtë pikë, për Manchester United ka një problem. “Djajtë e kuq” rrezikojnë që të mos hyjnë në zonën e Championsit në kampionatin e sivjetshëm dhe mundësia më e mirë për ta, për t’ia arritur qëllimit, është fitorja e Europa League.

Shtuar më 27/03/2017, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori