Çmenduria e PSG-së, 200 milion euro për Neymar
Paris Saint Germain po bëhet gati për një tjetër sulm për të rrëmbyer brazilianin Neymar. Klubi francez ofron 200 milionë euro dhe është gati që ofertën ta bëjë zyrtare në merkaton e verës.

Sipas burimeve të afërta pranë, Neymar ka marrë sinjale nga Paris Saint Germain. Mendohet se Marquinhos, Lucas Moura dhe Thiago Silva që janë gjithashtu pjesë e Brazilit, kanë biseduar me Neymar dhe kanë arritur ta bindin për t’i ndezur dritën jeshile transferimit.

Neymar do të ketë në tavolinë propozimin për rinovimin deri në vitin 2021 dhe me një pagë të barabartë me atë të Lionel Messit, 25 milionë euro në sezon.

Shtuar më 10/10/2016, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori