E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Menez dhe kujtimet me Romën: Tottin e De Rossin i kam në zemër
Sulmuesi i Milanit Jeremy Menez ka folur për "La Gazzetta dello Sport" në vigjilje të ndeshjes kundër Romës, ekip ku ka kaluar tre vjet të karrierës së tij.

"Mexesin e dua shumë pasi kemi ndarë shumë gjëra bashkë, Totti dhe De Rossi janë një kujtim i bukur nga Roma dhe i kam në zemër, por miqtë e mi të vërtetë nuk janë në futboll, përveç Benzema që e kam si vëlla", ka thënë Menez.

Përsa i përket karrierës së tij francezi është shprehur se ka ende dëshirë për të luajtur pavarësisht se vitet kalojnë.

"Dua të luaj edhe 7-8 vite të tjera sepse siç e ka thënë edhe Ibrahimoviç: "sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem". Kur të le futbollin do të kem pak bark sepse më pëlqen shumë të ha. Makaronat janë një prej gjërave që më lidhin me Romën", është shprehur Jeremy Menez. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori