Menez: Te PSG nuk kishte konkurrencë të ndershme
Pëlqej
"Te Milan gjeta menjëherë dëshirën për të luajtur. Kisha nevojë për futbollin tim, të ndjenjave pozitive. Dhe të kem një konkurrencë të shëndetshme". Këto janë fjalët e Jeremy Menez gjatë një interviste për "France Foorball".

Nëse ti jep gjithçka gjatë javës në stërvitje ke më shumë mundësi që të luash të dielën, kjo për mua është konkurrencë e ndershme", vijon francezi.

Jeremy Menez ka qënë titullar në tre ndeshjet e para të Milanit në Serie A ku ka mundur të shënojë 3 gola dhe të qëndrojë në krye të golashënuesve bashkë me Cassanon dhe Icardin. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori