Mavraj sërish në radarin e Lazios
Lazio ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, po studion mundësinë për të transferuar në kryeqytetin italian 30-vjecarin kuqezi, që është pjesë e Këlnit në Bundesligë, raportojnë mediat italiane.

Në vitin 2013, Tare tentoi ta transferonte futbollistin, por qendërmbrojtësi preferoi në atë kohë të qëndronte në Bundesligë me Këlnin.

Ndryshe, Mavraj ka qenë pikë kyçe e mbrojtjes së Këlnit gjatë pjesës së dytë të sezoni, pasi i kthue nga një dëmtim i rëndë që e mbajti për shumë muaj jashtë fushave të blerta.

Paraqitjet e tij mbreslënëse i kanë shtyrë drejtuesit e klubit gjerman që të kërkojnë rinovimin e kontratës, por dicka e tillë edhe nuk ka ndodhur. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Lazio, që i beson shumë eksperiencës së Mavrajt.
Shtuar më 19/06/2016, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori