Mërgjyshi: Keqardhje për përmbysjen, por Skënderbeu mbetet eksperte
Trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi, pas humbjes me përmbysje të Superkupës, deklaroi se i vjen keq që episodet shkuan kështu, por ekipi i tij duhet ta shfrytëzonte më mirë këtë avantazh.

"Më vjen keq, sepse pjesën e parë e respektuam më shumë se ç’duhet Skënderbeut. Më pas, shënuam, por episodet ndryshuan historinë e ndeshjes", tha fillimisht ai.

"U zhvillua një ndeshje e bukur në pjesën e dytë. Pati aksione të mira, pati ritëm, mund të kishim edhe një rezultat tjetër, por Skënderbeu mbetet një skuadër eksperte. Ne jemi një skuadër e re, dhe duhet ta shfrytëzonim më mirë këtë energji", ushpreh Mërgjyshi. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori