Merkato, ja notat e Serie A (FOTO LAJM)

Napoli 8 – Largimi i Cavanit nuk është dramë. De Laurentiis ka formuar një ekip akoma më të bukur dhe produktiv, me një trajner me më shumë eksperiencë. Janë “mbretërit” e merkatos në Itali, pasi ia dolën të afrojnë futbollistë luksi si Higuain, Callejon, Albiol, Reina, që kanë luajtur në nivele maksimale.


Merkato shumë aktive në Serie A, por ndryshe nga vitet e kaluara, përveç shitjeve të bujshme, prurjet kanë qenë po aq cilësore. Sigurisht që "mbreti" mund të cilësohet Napoli, që ka "importuar" futbollistë nga Real Madrid, mes të cilëve Higuain. Mario Gomez braktisi Bayern Munchen për Fiorentinën, Kaka u rivesh si "djall", ndërsa Carlos Tevez "pasuroi" sulmin e Juventusit.

Përforcime luksi që kanë shtuar listën e pretendentëve për titullin kampion dhe, mbi të gjitha, kanë rritur nivelin "artistik" sa i përket bukurisë që pritet të dhurojë futbolli i luajtur.../albeu.com/


Shtuar më 04/09/2013, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori