Merkato, "pleqtë" janë ende në modë (FOTO LAJM)

David Beckham - 37 vjeç
Merkatoja e dimir është futur në dy-javëshin e saj të fundit ndaj dhe zërat për transferime të ndryshme sa vijnë dhe bëhen më të forta. Ekipe që kërkojnë të përforcohen, ekipe që duan të largojnë futbollistët e "panevojshëm" dhe futbollistë që duan një aventurë të re. Deri tani janë kryer lëvizjet e para, megjithëse ende nuk ka goditje të mëdha.

Duke parë që futbollistët e rinj në moshë dhe të talentuar janë vështirë për tu marrë nga ekipet aktuale shumë klube kanë hedhur sytë mbi lojtarë të mëdhenj në moshë dhe që janë në prag të skadimit të kontratave me klubet e tyre. Një prej tyre është edhe Frank Lampard i Chelsea, i cili së bashku me shokun e skuadrës Ashley Cole priten të largohen nga "Stamford Bridge" pasi në verë iu skadon kontrata. Disa klube janë vënë në kërkim të tyre ku spikat më shumë Manchester United dhe PSG.

Emër tjetër është ai i Didier Drogba, i cili edhe pse në një moshë 34-vjeçare sërish tërheq pas vetes klube me emër si Juventus apo Milan.

Mesa duket "pleqtë" në futboll janë ende në modë, kryesisht në Serie A ku mund të përmendim Tomasso Rocchin 35-vjeçar, i cili la Lazion për tu transferuar te Inter dhe deri tani është goditja e vetme e zikaltërve në merkaton e dimrit apo te skuadra e Sir Alex Ferguson, trajner i cili beson shumë te futbollistët mbi 30-vjeç. Mjafton të përmendim Ryan Giggs apo Paul Scholes. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori