Merkato, priten lëvizjet finale të Thohir
Pëlqej
Duket se lëvizjet e fundit të merkatos për Interin do të bëhen në ditët e fundit pas zbarkimit në Milano i presidentit Erick Thohir i cili ka parashikuar të Mërkurën në mbrëmje një mbledhje të fundit ku me shumë mundësi do të përcaktohet strategjia për ditët e mbetura të merkatos.

Ëndrra e verës duket të jetë argjentinasi Ezequiel Lavezzi, por për të arritur deri tek ky afrim duhet zyrtarizuar më parë transferimi i Guarin tek Zenit, por edhe i Ricky Alvarez. Alternativa e sulmuesit të PSG janë braziliani i Hoffenheim, Firmino, por edhe Biabiany dhe Andre Ayew, që i është ofruar zikaltërve nga drejtuesit e Olimpik Marsejë. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori