Merkatoja dimërore e "Big-ve" të futbollit italian
Kanë filluar manovrat e merkatos për skuadrat elitare në Serinë A. Të paktën në letër. Sepse merkatoja e janarit po afron dhe klubet duke parë ndeshjet e fundit do mundohen ti zbusin disi problemet e tyre. Më aktive janë ekipet e mëdha që luftojnë për titull kampion apo zonat europiane.

Ja "betejat" e fundit në merkato:

Juventus: Bardhezinjtë i kanë fokusuar forcat më së shumti në Gjermani dhe veçanërisht tek Borusia Dortmund, ku po vëzhgon prej kohësh lojtarët Hummels, Perisiç, Mario Gotze dhe Subotiç dhe mund të shesë Krasiç dhe Elia. Për repartin ofensiv, Juventus kërkon slloveni Iliçiç dhe fantazistin e Bolonjës, Ramirez.

Milan: Kuqezinjtë nuk i ndajnë nga sytë brazilianët Casemiro dhe Damiao. Për mesfushën pëlqehen MVilla, Fernando dhe Paulinho.

Inter: Zikaltrit duke parë problemet në skuadër kërkojnë shërbimet e lojtarëve Juan nga San Paolo, Kuçka nga Genoa, Vertongen nga Ajax dhe Lucas.

Napoli: Axurrët kërkojnë turko-zviceranin e Leverkusen, Eren Derdiyok.

Udineze: Friulanët duan në merkaton e janarit Carmona nga Atalanta, pëlqehet gjithashtu Galloppa i Parmës dhe Bacinovic i Palermos.

Roma:El Kaddouri, mesfushori i Breshias kërkohet me ngulm nga verdhekuqtë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori