Merr fund bojkoti, "Tirona Fanatics" kthehen në stadium
Pëlqej
Merr fund bojkoti i tifozerisë së organizuar të Tiranës. Grupimi “Tirona Fanatics” ka bërë të ditur se me fillimin e edicionit të ri, që gjen bardheblutë në Kategorinë e Parë, ultrasit do të jenë përsëri të pranishëm në stadium.

Fanatics” kanë bërë të qartë se kjo nuk nënkupton paqe me drejtuesit e klubit, të cilët i shohin si fajtorët kryesorë të situatës së krijuar, por thjesht se do të jenë në mbështetje të skuadrës në këtë rrugëtim të parë në historinë e saj.

Lajmërimi i “Tirona Fanatics

Afër Tironës Larg Pazareve.

Tirona Fanatics i bën me dije të gjithë anëtarëve të saj që së shpejti do të rikthehemistadium. Nuk do rikthehemi për t’u bërë palë me ata që klubin më të madh të futbollit shqiptar e përdorin për pazare dhe përfitime personale por përkundrazi.

Rikthehemi për të mbrojtur ngjyrat që ne i konsiderojmë të shtrenjta.

Në rrugëtimin tonë më të errët, ne do të jemi akoma më te bashkuar.

Tirona Fanatics ka vendosur që lufta jonë ndaj një presidence TË DËSHTUAR, të zhvillohet paralelisht me ndjekjen e Tironës dhe ngjyrave të saj pavarësisht ku luan ajo.

Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë të përkrahim emrin duke mposhtur ‘personazhet’.

Emri TIRONË është mbi çdo interes dhe mbi çdo individ.

Për detajet e organizimit te radhës do të ketë një lajmërim tjetër.

Afër TIRONËS Larg Pazareve!

MË TË FORTË SE KURRË, TIRONA FANATICS, KRENARIA E KRYEQYTETIT!
/albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori