Merr fund dilema, Juventusi udhëton në Milano, përballja e "zjarrtë" do zhvillohet
Juventusi do zhvillojë përballjen ndaj AC Milanit, e vlefshme për javen e 16-të të Seria A.
"Bianconerët" njoftuan se dy mbrojtësit Alex Sandro dhe Juan Cuadrado kanë dal pozitiv me COVID-19, derisa priteshin rezultatet e testeve të fundit.
Dje kishte raportime se ndeshja mund të shtyhet, nëse ka raste të tjera me COVID-19.
Por, është konfirmuar të mediat italiane se
Juventusi ka udhëtuar në Milan, aty ku do zhvillojë ndeshjen në "San Siro".
Tani, pritet vetëm komunikata zyrtare e "Zonjës së Vjetër" për të dëshmuar se nuk kanë të prekur të tjerë me koronavirus.
Së fundmi
Juventusi publikoi edhe listën e lojtarëve të ftuar, pos të prekurve me COVID-19, mungon edhe sulmuesi Alvaro Morata.
Shtuar më 06/01/2021,
ora 12:20