Merr fund festimi me shampanjë në Angli
Federata angleze e Futbollit (FA) ndryshon traditën sa u përket festimeve që shoqërojnë kompeticionet e organizuara prej saj, si kampionati dhe kupat, mes të cilave “"FA Cup".

Arsyeja është se, ajo dëshiron të respektojë shumë futbollistë myslimanë që luajnë në futbollin e këtij vendi, që e kanë të ndaluar të konsumojnë pije alkoolike, por edhe për të dhënë një lloj këshille për minorenët.

Ky vendim do të nisë të aplikohet me finalen e "FA Cup" mes Manchester City dhe Watfordit, e nuk do të ndryshojë aspak formën e festimeve, por vetëm substancën.

Në fakt, skuadrave që do të triumfojnë në kompeticionet e Federatës së Futbollit do t’u jepen pije joalkoolike të gazuara, për të çuar deri në fund gëzimin e tyre për trofeun që do të ngrenë në fund të sezonit.
Shtuar më 24/04/2019, ora 16:52
Emigranti
e Mërkurë 24 Prill 2019, Ora 17:46
“Mir Anglezi“ keni akoma gjana për me i toleru këta Myslymana se elbede nuk na pin alkol e na ofendohen e kështu ma mir ofendojmë të tanët jeni në terezi apo jo o federata pa dinjitet.Po në se ata nuk pin alkol jepu aranxhata e kështu jan në regull dhe ju edhe ata , por jo për ata ti të ofendosh me qindra të tjer që janë në atdheun e tyre e kan traditën e tyre me e pin një got alkol, kjo asht e tepërt dhe e ulët për Anglezët
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori