Merr fund gjithçka, kjo është e ardhmja e Tites te Brazili
Pëlqej
Tashmë kanë marrë fund dilemat mbi të ardhmen e trajnerit Brazilian Tite. Kreu i pankinës së Brazilit e ka rinovuar kontratën me CBF deri në përfundimin e Kupës së Botës “Qatar 2022”.

Tite e ka marrë drejtimin e Brazilit në vitin 2016 dhe e ka udhëhequr atë gjatë eliminatoreve dhe në Kupën e Botës të zhvilluar në Rusi.

Kujtojmë se Brazili u eliminua në këtë kompeticion nga Belgjika në çerekfinale me rezultat 2-1.
Shtuar më 25/07/2018, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori