Merr fund makthi, shpëtohen edhe 3 fëmijët e fundit dhe trajneri që kishin mbetur në shpellë (VIDEO)
Me shpëtimin e tre fëmijëve të fundit të ngelur në shpellë dhe trajnerit të tyre ka marrë fund operacioni që zhvillohet nga dita e diel për nxjerrjen e tyre.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë tre fëmijët e fundit dhe trajnerin e tyre nga shpella në provincën Chiang Rai në veri të Tajlandës pas bllokimit për më shumë se dy javë.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, me shpëtimin e tre fëmijëve të fundit të ngelur në shpellë dhe trajnerit të tyre ka marrë fund operacioni që zhvillohet nga dita e diel për nxjerrjen e tyre.

Ndryshe, 12 fëmijët nga mosha 11 deri në 16 vjeçe dhe trajneri i tyre i futbollit 25 vjeçar ishin zhdukur gjatë shëtitjes në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor dhe u gjetën të gjallë pas nëntë ditëve kërkim nga ekipet e shpëtimit.

Grupi kishte ngelur i bllokuar pasi hyrja e shpellës ishte mbuluar me ujë nga reshjet. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori