Merr fund telenovela, kur firmos Rabiot me Juventusin
Adrien Rabiot do të firmosë me Juven javën e ardhshmë një kontratën 5 vjecare.

Fracezit i skadon kontrata me PSG-në në 1 korrik dhe tashmë ai po përgatitet për një aventurë të re në Serinë A, shkruan Albeu.com.

TuttoSport bën të ditur se ai ka vendosur ti bashkohet Juves dhe se ëndërron të luajë me Cristiano Ronaldon.

Ndërkohë marrëveshja për kalimin e Rabiot te Juventusit u arrit që javën e shkuar teksa mamaja e francezit Madame Véronique, që është dhe njëkohësisht agjentija e futbollistit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtorin sportiv të Juventusit Fabio Paratici. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori