Merr fund tensioni, Interi nis bisedimet me Icardin
Interi e ka konfirmuar sot se Beppe Marotta, u takua sot me Mauro Icardin, dhe bashkëshorten e tij Wanda Naran.

Tensionet mes Icardit dhe Interit filluan të bëhen publike kur zikaltrit i hoqën shiritin e e kapitenit.

"Menaxheri i përgjithshëm, Beppe Marotta, u takua me Mauro Icarfin dhe Ëanda Naran sot. Ishte një takim miqësor, me qëllim për ta gjetur një zgjidhje të përshtatshme për të gjithë", shkruhet në llogarinë zyrtare të Interit.

Tani mbetet të shihet se për çfarë saktësisht ka qenë ky takim, mes spekulimeve se argjentinasi dëshiron ta kryejë një operacion në gjurin e tij dhe ta humbë pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Mediat italiane raportojnë se këtë takim u bisedua për të ardhmen e Icardit, teksa numri 9 kërkon largimin nga San Siro edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2021. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori