Trupi qeverisës i futbollit në
Angli ka vendosur një
rregull të re disiplinare që do të implementohet gjatë sezonit të ri në
Premier Ligë dhe garat e tjera në
Angli.
Menaxherët dhe trajnerët e skuadrave në
Angli do të
ndëshkohen me karton të verdh dhe të kuq si pasojë e riorganizimit të ligjit për disiplinën të Federatës se Futbollit të Anglisë.
Çdo aktivitet në zonën teknike “do të konsiderohet dhe do të këtë pyetje” nga gjyqtari i ndeshjes dhe ata mund të
ndëshkohen.
Ky
rregull përfshin edhe FA Cup dhe ligat e futbollit në
Angli, ku në ndeshjet zyrtare do ti tregohen kartonët edhe menaxherëve dhe trajnerëve, megjithatë FA thotë se kjo nuk do të përdoret në rastin e
Premier Leagues.
Menaxherët dhe trajnerët që marrin katër ndëshkime do të kenë një ndeshje mos lojë, kurse ata që marrin tetë do të dënohen me dy ndeshje.
Nëse dikush vazhdon ta përsërit këtë gjë do të dënohet me tri ndeshje mos paraqitje që e marrin pas 16 ndëshkime.
FA po ashtu ka konfirmuar që në sezonin e ri 2018-19 do të paraqet rregulla të reja sa i përket suspendimeve sidomos në
Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018,
ora 00:18