Real Sociedad dhe Athletic
Bilbao u munduan që ta realizojnë qëllimin e tyre dhe të luajnë
finalen e
Copa del Rey me tifozë, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Siç raporton Marca, finalja e
Copa del Rey 2020 që do të luhet më 4
prill mes Sociedad dhe
Bilbao në LA Cartuja pa praninë e tifozëve.
Të dy palët u pajtuan që të luhet ndeshja në një vend tjetër evropian dhe ta shtynë ndeshjen që t’i japin
mundësi tifozëve të jen në stadium. Megjithatë, thuhet se nuk ka ndonjë
mundësi që publiku të jetë në shkallët e stadiumit në
finalen historike të rivalëve Baskë.
Situata Covid-19 do të thotë që drejtuesit e futbollit spanjoll nuk mund të pranojnë kthimin e mbështetësve në stadiumet e futbollit në të gjithë vendin, dhe për shkak të maturisë që ata kanë, nuk mund të bëjnë një përjashtim as për finale.
Finalja e vitit 2021, e planifikuar për në 17
Prill, do të pësojë të njëjtin fat, megjithëse për momentin nuk është njoftuar asnjë vendim.
Copa e këtij sezoni nuk ka arritur akoma as në fazën çerekfinale./
Shtuar më 28/01/2021,
ora 10:19