Mertens ndjehet si 25 vjeç: Dua të luaj dhe për shumë kohë
Pavarësisht se ka në skuadër shumë sulmues, Dries Mertens vazhdon të jetë pika e referimit e Carlo Ancelottit në sulmin e Napolit.

Belgu shtatshkurtër është një golashënues i lindur dhe falë aftësive të tij edhe në rolin e qendërsulmuesit ka ulur në stol emra me peshë si Milik, Lozano e Llorente.

Forma fizike shumë e mirë që zotëron belgu është edhe çelësi i suksesit siç e konfirmon vetë lojtari në një intervistë nga grumbulli me përfaqësuesen e Djajve të Kuq.

"Ndihem shumë mirë, jam 32 vjeç, por jam më mirë edhe se futbollistë që janë 25-26 vjeç. Kjo vjen ndoshta sepse nuk kam fëmijë. Po përjetoj momentin më të mirë të karrierës time. Pretendoj të luaj edhe për shumë vite".

Përsa i përket arritjes së rekordit të Maradonës për numrin e golave të shënuar, Mertens aktualisht ka shënuar 113 gola ndërsa argjentinasi është ndalur në shifrën 115, belgu deklaroi: "Jam afër shifrës së golave të Maradonës, është një nder për mua t’i afrohem një legjende të tillë".
Shtuar më 09/10/2019, ora 20:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori