Mertens nuk rinovon, Inter dhe United bëjnë gati sulmin
Ka shënuar 24 gola në 34 ndeshje, por kjo nuk do të thotë që Dries Mertens e sheh te ardhmen në skuadrën e Napolit. Në San Paolo tifozët e adhurojnë por ashtu si Higuain verën e kaluar edhe Mertens mund ti japë lamtumirën Napolit në fund të këtij sezoni.

Belgut i skadon kontrata aktuale me klubin e kaltër në verën e vitit 2018-të dhe gjasat janë që 29-vjecari të mos rinovojë me Napolin.

Për të firmosur marrëveshjen e re, lojtari i ka kërkuar presidentit De Laurentis një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon ndërkohë ky i fundit nuk i ofron më shumë se 2,5 dhe madje në marrëveshjen e re kërkon të përfshijë një klauzolë largimi prej plot 50 milionë Eurosh, për klubet e interesuara jashtë Italisë.

Mertens kërkohet me ngulm nga Interi me Stefano Piolin që e ka vendosur belgun në krye të listës së dëshirave për merkaton e verës së ardhshme, ndërkohë që në garë për të është dhe United i Jose Mourinhos.

Shtuar më 15/03/2017, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori