Mertesakcer, kritikon sulmin e Arsenalit
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker, thotë se ata duhet të përmirësohen në sulm, pas disfatës te Chelsea.
Gjermani ishte i kënaqur me paraqitjen e Topçinjve në mbrojtje, pavarësisht se ata pranuan dy gola. Ai mendon se faji ishte te sulmi, që duhej të kishte shënuar.

“Ku ishim të mangët? Në zonën e fundit. Mendoj se ne u mbrojtëm shumë mirë. Gjithmonë kishte mbulesë dhe gjithmonë kishte mbrojtje në zonën fundore”.

“Ne kishim disa raste të mira për të kaluar në epërsi, por dështuam me pasimin e fundit ose me prekjen e fundit”.

“Ne ishim shumë më konkurrues dhe ne u mbrojtëm shumë më mirë. Kjo është ajo çfarë mund të bëjmë. Por ata ishim më të mirë dhe ne duhet të mësojmë shpejt”, ka thënë gjermani.
Shtuar më 06/10/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori