Mesfushori i Arsenal nuk do të jetë në finalen e Europa League për arsye sigurie
Arsenal me meritë të plotë arriti të siguronte kualifikimin në finalen e Europa League, ku të këtë përballë një tjetër skuadër lindinëze, Chelsea.

Finalja do tw luhet me 29 Maj bw kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Mesfushori i Arsenalit, Henrinh Mkhitaryan, nuk do udhëtojë në kryeqytetin azerbajxhanas për shkaqe sigurie, siç ka njoftuar edhe UEFA paraprakisht.

Armenët dhe çdo qytetar armen që jeton jashtë kufijve të shtetit e ka të ndaluar hyrjen në territorin e Azerbajxhanin sipas disa rregullave politike.

"Nëse pasaporta e një personi tregon ndonjë dëshmi të udhëtimit në Nagorno-Karabakh, duke përjashtuar një pasaportë diplomatike, atyre u ndalohet hyrja në Republikën e Azerbajxhanit", është rregulli politik i vendosur në Baku.

Kujtojmë se edhe më parë, në ndeshjen ndaj Qarabag këtë edicion, Mkhitaryan nuk u lejua nga UEFA të shkonte në Azerbajxhan dhe me shumë gjasa nuk do të luajë as ndaj Chelseat. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2019, ora 18:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori