Mesfushori i Kombëtares, Abrashi: VAR është një m*t i madh
Pëlqej
Në të gjithë kampionatet europiane, përdorimi i video-asistentit (VAR) po komentohet mjaft pozitivisht pasi ka zgjidhur telashet e gjyqtarëve dhe po korrigjon gabimet e tyre. Por për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, përdorimi i teknologjisë ka shëmtuar ndeshjet.

“Është një m… i madh, nuk më pëlqen aspak. Me video-analizë çdo gjë është e ngadaltë dhe çdo faull duket shumë më i rëndë. Ravet nuk dëshiron t’i thyejë këmbën, ai është djalë i mirë. Kjo me video është një m… i madh”, ishte komenti i Abrashit për të përditshmen gjermane “Kicker”.

Gjatë ndeshjen Fraiburg-Borusia Dortmund, shoku i tij i skuadrës, Ravet, u ndëshkua me të kuq pas një faulli kundër Shmelcer, të cilin gjyqtari e vlerësoi fillimisht si të denjë vetëm për karton të verdhë. Ky wshtw momenti ku shqiptari bazohet.

“Me 10 lojtarë ishte shumë më e vështirë ndaj një skuadre të tillë. Por e dinim se duke punuar në mbrojtje mund t’ia dilnim, gjëja kryesore ishte të mos pësonim”, tha Abrashi. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori