Mesfushori i Kombëtares këput ligamentin e gjurit dhe gati për operacion
Pëlqej
Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29'-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertha Berlinit, për shkakun e një dëmtimi.

Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë lëndimin e tij të pësuar.

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë, kështu që mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Freiburgut, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi, duket se do të jetë i largët.

Mgjithatë është edhe një humbje për formacionin e Panuccit, në miqësoren që do të zhvillohet në fund të marsit me Norvegjinë. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori