Mesfushori i Kosovës i shënon një super gol PSV-së (VIDEO)
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar një super gol në portën e PSV-së, në sfidën e sotme ku skuadra e 22-vjeçarit, Herenven, triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-0.

Shqiptari i Kosovës lëshoi një “predhë” me të djathtën nga një distancë afro 30 metra dhe topi pasi preku traversën u stampua në trekëndëshin e djathtë të portierit Zoet. Ky ishte goli i parë i Zenelit për këtë sezon.

Kujtojmë që mesfushori zgjoi edhe interesin e Napolit në merkato dhe ky mund të jetë sezonin i fundit që do të mbaje veshur fanellën e skuadrës holandeze, falë formës të shkëlqyer që po kalon kohët e fundit, ai pritet të transferohet në një klub më i madh.
Shtuar më 10/09/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori