Mesfushori i Manchester Cityt transferohet tek Interi nëse kualifikohen në Champions
Pëlqej
Sezoni i ri i Interit varet vetëm nga kualifikimi ose jo për në Champions League për sezonin tjetër.

Nëse arrijnë të futen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, zikaltrit do të godisnin me të paktën 2 emra të mëdhenj në merkato.

Siç raportojnë mediat italiane, Interi është në bisedime me agjentin e Kovaçiç, që përflitet për një rikthim të mundshëm në San Siro.

Por, një emër tjetër i madh që përflitet për Interin, është ai i mesfushorit të Manchester Cityt, Ilay Gyndogan. Por, më parë Interi duhet të sigurojë vendin e katërt në Seria A, në ndeshjen direkte që ka me Lazion ndeshjen e fundit, dhe më pas të bindë ekipin anglez të shesë Gyndogan. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2018, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori