Milan ka lajmëruar se Lucas Biglia do të jetë jashtë
fushave për afërsisht
katër muaj pas një
lëndimi muskulor në kofshë.
Mesfushori është jashtë për shkak të një
lëndimi që dy javë gjatë stërvitjeve.
Testet kanë konfirmuar që ka një lëndim në muskulin e djathtë të kofshës.
Ai pritet që të operohet në Finlandë, pasi që profesor Sakari Orava ka vendosur sepse kemi të bëjmë me një operacion delikatë.
Prognoza e parë është
katër muaj jashtë.
Shtuar më 08/11/2018,
ora 22:35