Mesfushori i PSG kritikon Neymarin dhe Mbappen
Mesfushori italian i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, i ka kritikuar bashkëlojtarët e tij të fazës së sulmit, si Neymar dhe Kylian Mbappe, për rolin që ata e luajtën në barazimin e mbrëmshëm kundër Napolit.

“Kur flasim për mbrojtjen, duhet të flasim për 11 futbollistët në fushë. Para se të përfundonte pjesa e parë, ne nuk ishin të organizuar mirë dhe rikuperimi i topit në disa zona të fushës ishte i vështirë”, ka thënë Verratti.

“Ne ishim shpeshherë të mposhtur në numra nga kundërshtarët tonë dhe nuk mund të sulmonin kundërshtarin, i cili e dominonte posedimin e topit. Në nuk mund të bënim presion për ta rikuperuar topin pasi që ata gjithmonë ishin në epërsi numerike”.

“Në pjesën e dytë të ndeshjes, ne e ndryshuam qasjen tonë dhe patëm një paraqitje më të mirë, rikuperonim topin më shpesh dhe e dëshmuam atë që mund ta bëjmë duke e shfaqur karakterin tonë”, deklaroi Verratti.
Shtuar më 25/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori