Mesfushori i Real Madridit tallet me ekipin (FOTO LAJM)

reali00
Real Madrid arriti që të fitonte ditën e djeshme në La Liga, me rezultatin 2-0 ndaj Real Valladolidit, pas asaj disfate me 5 gola që pësoi një javë më parë nga Barcelona, por situata te madrilenët nuk është aspak e mirë.

Diçka të tillë e konfirmon edhe Toni Kroos, i cili ditën e sotme, zgjedh të bëjë ironi me situatën që po kalon ekipi i tij. Gjermani, postoi në Twitter një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Ne fituam një ndeshje kampionati dje.”

Ky postim i Kross ka bërë bujë në rrjetet sociale, teksa mesfushori tallet me ecurinë aspak të mirë të ekipit të tij, teksa në 11 javë, ka marrë vetëm 17 pikë në Spanjë, dhe mban vendin e gjashtë në renditje.
Shtuar më 04/11/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori