Mesfushori i Realit sulmon Zinedine Zidane
Zinedine Zidane shoki futbollin spanjoll duke vendosur të largohet nga Real Madrid kur sapo kishte arritur kulmet e karrierës së tij si trajneri dhe 5 ditë para kishte fituar Champions Leaguen.

Por mesa duket jo të gjithë janë mërzitur nga largimi i tij, pasi mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos ka dalë kundër francezit.

Pas largimit të Zidan ai aktivizohet më shumë dhe ka gjetur rastin të thotë se ishe faji i Zidane që ai ngilte gjithmonë në stol.

“Për shkak të situatës, ndjeja zhgënjim dhe pakënaqësi nga Zidane. Kur Kros apo Modriç nuk ishin të gatshëm të luanin, trajneri ndryshonte sistemin dhe unë ngelesha jashtë. Unë nuk mora minuta as kur ekipi thjesht duhet të administronte rezultatin, madje as kur ne nuk kishim më mundësi ta fitonim La Ligan.”, shprehet Kebalos. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2018, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori