Mesfushori i Skënderbeut i bashkohet skuadrës greke
Emiliano Vila nuk do të luaj më për klubi korçar, Skenderbeu.

Kjo pasi mesfushori durrsak ka vendosur që të lërë skuadrën kampione për vijuar karrierën në shtetin fqinj, Greqi.

Vila është larguar nga dje nga korçarët, për t’iu bashkuar skuadrës greke Kërkyra (skuadër e ishullit të Korfuzit), që militon në Kategorinë e Dytë të vendit helen.

Emiliano Vila bëhet lojtari i dytë që largohet nga Skënderbeu drejt Greqisë këtë verë, pas Suad Sahitit, që iu bashkua AEL Larissas më herët.

Gjithashtu kjo është hera e dytë që Vila rikthehet në kampionatin grek, pasi më herët është aktivizuar me Pas Gianninën, në Superligë. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori