Mesfushori Manchester Cityt drejt bavarezëve në verë
Sipas medieve angleze, Ilkay Gundogan mund të rikthehet në vendlindje në fund të sezonit.
Lojtari i Manchester City-t dhe përfaqësueses gjermane ka një kontratë deri në vitin 2020 me Citizens.

Bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë, megjithëse trajneri Pep Guardiola kërkon ta mbajë në skuadër 28-vjeçarin.

Nga ana tjetër, Gundogan ka frikë se nuk do të luajë rregullisht për shkak të konkurrencës së madhe në skuadër.

Kështu që ai mund të rikthehet në Bundesliga, te Bayern Munich. Megjithatë, edhe aty ai rrezikon të jetë një "ngrohës" stoli, për shkak se mesi i fushës është një repart me shumë kualitet. /albeu.com/

Shtuar më 08/04/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori