Mesfushori Napolit: Bëj tatuazh nëse fitojm Europa League, por sm’ë le mami
Napoli përgatitet për ndeshjen e radhës në Europa League, ku do të përballet me skuadrën e Salisburgut, shkruan Albeu.com

Në prag të këtij takimi ka folur mesfushori polak Piotr Zielinski, që tha se ky turne është i rëndësishëm, pasi mbetet objektivi i vetëm për Napolin.

"Asgjë nuk është e pamundur, jemi një ekip i mirë dhe me shumë kampionë, ndaj mund t’ia dalim mbanë. Këtë sezon kemi qenë shpesh të pafat, por shpresoj që fati të na ndihmojë në këto muajt të fundit", tha Zielinksi.

Mesfushori polak, u shpreh se në rast se Napoli do të fitojë turneun e Europa League, do të bëjë një tatuazh.

"Në fakt, nuk më pëlqejnë shumë tatuazhet, por mund ta bëj një të tillë në rast se triumfojmë. Problem është se më duhet t’i marr leje mamasë për të bërë tatuazhin, pasi ajo nuk e pëlqen këtë gjë dhe mund të ma fshijë", u shpreh mesfushori 24-vjeçar, në sezonin e tij të tretë më skuadrën e Napolit.

Në 97 ndeshje me Napolin, Piotr Zielinski ka realizuar 13 gola. /albeu.com/

Shtuar më 06/03/2019, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori