Mesfushori shqiptar fut në sherr dy klube në Suedi
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Astrit Ajdareviç, u bashkua me klubin e Djurgarden në Suedi gjatë dimrit të këtij vitit, pasi më herët prishi kontratën me AEK-un e Athinës në Greqi.
Para se mesfushori 28-vjeçar të firmoste me klubin e ri, shumë klube nisën tratativat për të bërë atë pjesë të ekipeve të tyre. Kryesisht klubet suedeze, ishin ato që shfaqën inters për Ajdareviç, mes tyre ishte dhe Goteborg.

Mirëpo në fund Ajdareviç zgjodhi të vijonte karrierën si futbollist profesionist me skuadrën e Djurgarden. Në fakt, këtë të diel pasi ka nisur zyrtarisht kampionati në Suedi, mediat kanë shkruar për një polemikë që është krijuar mes dy klubeve vendase për mesfushorin shqiptar.
Është trajneri i skuadrës së Goteborg, që më herët ka bërë një deklaratë në media se Djurgarden prishi rregullat financiare duke ofruar dy herë më shumë para për Ajdareviç, nga çka kishte ofruar klubi i tij.

"Nuk është sekret se Astriti ishte një lojtar që treguam interes në verë. Klubi ynë bëri një ofertë që ishte e denj në treg, por kur një klub tjetër dyfishon ofertën... atëherë është e vështirë të vijosh diskutimin"-ka thënë ndër të tjera trajneri i Goteborg, Poya Asbaghi, në një intervistë për mediat suedeze në shkurt të këtij viti.

Mirëpo kjo deklaratë nuk ka goditur mirë në palën tjetër, e cila arriti të merrte Ajdareviç në shkurt. Drejtori Sportiv i Djurgarden, Bosse Andersson, ka folur në prag të nisjes së kampionatit për mediat vendase, duke treguar se oferta për mesfushorin shqiptar, ka qenë brenda një kuadri financiar të arsyeshëm.

"Mendoj se ai është i pasjellshëm. Kemi punuar shumë gjatë pesë viteve të fundit për të krijuar burime të mira, por ne kemi parimet tona në rekrutimin e lojtarëve. Poya është një trajner futbolli. Nëse ata i kanë ofruar një të pestën lojtarit, është e qartë që ai nuk ishte i intersuar të luante për Goteborg.

Astrit ishte i vetëdijshëm se Djurgarden ishte klub që dëshironte të luante. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi atë këtu"-ka thënë ndër të tjera drejtori sportiv i skuadrës së Djurgarden. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori