Mesfushori shqiptar i Arsenalit flet për çështjen e Sanchezit
Granit Xhaka ka thënë se vullneti i Alexis Sanchez për të fituar në stërvitje është shembull për të gjithë lojtarët e Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka theksuar sot se kalimi i Sanchezit në Manchester United ka mundësi të ndodhë brena 24 orëve, me Henrikh Mkhitaryanin në drejtimin e kundërt.

“Alexis është lojtar i rëndësishëm për ne, ka klasë dhe këtë e tregon çdo javë. Do të jem i lumtur nëse qëndron”, tha Xhaka.

“Shkon apo qëndron? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në stërvitje, ai gjithmonë është shembull për shumë njerëz sepse gjithmonë dëshiron të fitojë pavarësisht se çfarë jemi duke bërë, ndeshje e madhe apo ndeshje e vogël. Mendoj kjo është një veçori që e karakterizon atë.” është shprehur mesfushori shqiptar i Arsenalit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori