Mesfushori shqiptar i shënon gol Panathinaikosit
Të shumtë janë futbollistët shqiptarë që aktivizohen të kampionatin grek, por jo të gjithë janë të njohur për publikun e gjerë. Një ndër ta është edhe Kevi Hysi.

Mesfushori 23-vjeçar i cili aktivizohet me ekipin e Ierapetra, ka shënuar gol në portën e Panathinaikosit të Ergys Kaçes në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Greqisë, që përfundoi në barazim 2-2.

Në minutën e 25-të, pas një harkimi nga e djathta, futbollisti shqiptar nuk ka falur nga brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë.

Edhe pse Ierapetra militon në kategoritë e ulëta greke, e ka vënë në vështirësi Panathinaioksin duke i marrë një barazim historik në transfertë. Për sa i përket Hysit, mesfushori është aktivizuar me Krousonas dhe OFI i Kretës.
Shtuar më 05/12/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori