Mesfushori shqiptar shënon në Europë, më pas bie në gropën e stadiumit (VIDEO)


Pëlqej
Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili luan me përfaqësuesen e Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar mbrëmjen e sotme në Europa League, golin e vetëm në fitoren e Zurich në transfertë, 0-1 ndaj AEK Larnaka.

Kololli shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, një nga golat më të rëndësishëm të karrierës, por më pas, erdhi çudia më e madhe.

Ai kaloi reklamat anës fushës, për të shkuar e festuar me tifozët e tij, por 26-vjeçari kaloi edhe mbi një pengesë, por nuk pa se pas saj, fshihej një gropë e madhe, në të cilën u rrëzua.
Shtuar më 20/09/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori