Mësohet arsyeja e shkarkimit për trajnerin e Spanjës
Pëlqej
Vetëm pak minuta më parë është bërë shkarkimi i trajneritSpanjës, Julen Lopetegui.

Tashmë skuadra është në momente kritike pasi ka mbetur pa trajner në një kohë ku vetëm një ditë na ndan nga nisja e Botërorit "Rusia 2018".

Shkak i këtij vendimi për të shkarkuar Julen Lopetegui është bërë konfirmimi i tij si trajner i Real Madridit.

Drejtuesi e Federatës spanjolle e cilësuan si një fyerje të rëndë, faktin që Lopetegui kishte pranuar ofertën e Realit në një moment të papërshtashëm për ekipin e Spanjës.

Madje presidenti i Federatës së Futbollit në Spanjë, Luis Rubiales ka deklaruar se nuk e priste diçka të tillë dhe se ishte njoftuar vetëm pesë minuta para se të zyrtarizohej tek Real Madridi.

Nga na tjetër mediat spanjolle zbulojnë se lojtarët u mblodhën të gjithë së bashku dhe i kërkuan drejtuesve të federatës të mos e shkarkon trajnerin.

Por as mbledhja me lojtarët nuk e kthehu vendimin, pasi presidenti Rubiales ishte i bindur për shkarkimin e trajnerit.

“Jemi në një situatë të komplikuar, shumë të komplikuar. Vlerësoj shumë Lopeteguin, por ka mënyra të duhura se si të bëhen gjërat. Janë lajmëruar me një telefonatë nga ai vetëm 5 minuta para se Reali të lëshonte deklaratën për shtyp. Ky ekip vazhdon punën pavarësisht trajnerit”, u shpreh Rubiales në konferencën për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2018, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori