Mësohet arsyeja që mund ta shpëtojë Zidane nga shkarkimi
Zinedine Zidane duhet gjithsesi të ngrejë titullin e LigësKampionëve, nëse dëshiron t'i shpëtojë shkarkimit nga detyra e trajnerit, raporton AS.

Galaktikët tani janë 10 pikë larg rivalëve të Atletico Madridit që e kryesojnë tabelën e La Ligas, ku javën e kaluar pësuan humbje kundër Levantes, dhe po ashtu janë eliminuar nga Coppa Del Rey.

Zidane do t'i duhet ta fitojë titullin e katërt të LigësKampionëve në karrierën e tij, përndryshe krerët e Realit do të jenë të detyruar ta shkarkojnë teknikun francez.
Shtuar më 02/02/2021, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori