Mësohet data e rikthimit të Xherdan Shaqirit nga dëmtimi
Nga ana tjetër, Shaqiri është jashtë fushave që nga muaji shtator me një problem në kofshë dhe nuk pritet të rikthehet deri në muajin tjetër.

Shaqiri do të kthehet pas ndeshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ndihmës-trajneri Pepijn Lijners për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Ne duam t’i japim atij kohë. Lëndimi në kofshë përbën rrezik të lartë, sidomos me muskujt e tij”, vlerësoi Lijnders.

Lijnders gjithashtu ka të reja edhe për Mohamed Salah, pas ndeshjes së fundit ndaj Tottenhamit.

“Mo është mirë”, tha holandezi.

“Të gjithë tjerët janë mirë, të ‘uritur’ dhe të gatshëm për lojë”, përfundoi Lijnders.
Shtuar më 29/10/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori