Mësohet data kur kthehet në fushë Hazard
I ardhur këtë verë te Real Madridi, Eden Hazard nuk e ka bërë akoma debutimin në La Liga, pasi vuan nga një dëmtim në kofshën e majtë.

Hazard u thirr dhe nga kombëtarja e tij, por u largua nga grumbullimi, pasi nuk dëshironte që të rrezikonte.

Mirëpo gazeta spanjolle "Marca" ka dhënë një lajm të mirë.

28 vjeçari është shfaqur ditën e sotme në qendrën stërvitore Valdebebas, ku ka prekur topin për herë të parë pas dëmtimit.

Mjekët e klubit madrilen kanë vendosur dhe datën për rikthimin e Hazard. Belgu do të debutojë kundër Levantes në datën 14 shtatorë.
Shtuar më 05/09/2019, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori