Mësohet e ardhmja e Timo Werner, e zbulon skuadra aktuale
Sulmuesi i talentuar gjerman, Timo Werner, duket se do t’i bashkohet Liverpoolit sezonin e ardhshëm, ndërsa sinjalet që konfirmojnë këtë hipotezë vijnë pikërisht nga klubi i tij aktual, RB Leipzig.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ku rendisin disa arsye pse duhet mbështetur skuadra këtë periudhë, në të 11-ën në radhë ata kanë etiketuar fansat e Liverpoolit dhe me mesazhin e përcjellë, kanë qartësuar të ardhmen e Werner.

"Tifozë të Liverpoolit. Ju doni Timo Werner, ashtu si edhe ne. Kështu që le ta mbështesim atë së bashku", shkruhej në faqen zyrtare të Leipzig në Instagram, ndërsa nga mediat në Gjermani kjo u komentua si një sinjal i qartë që marrëveshja mes dy klubeve është arritur tashmë.

Timo Werner është një nga të preferuarit e Jurgen Klopp, që u angazhua personalisht për ta bindur gjermanin të transferohet në "Anfield Road", ku bashkë me Mane, Salah e Firminho, do të formojnë një sulm të frikshëm.
Shtuar më 18/05/2020, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori